Gratë ukrainase nisin stërvitjen, të gatshme të përballen me ushtrinë ruse në rast të fillimit të luftës (FOTO)

grate ukrainase nisin stervitjen te gatshme te perballen me ushtrine ruse ne rast te fillimit te luftes foto
grate ukrainase nisin stervitjen te gatshme te perballen me ushtrine ruse ne rast te fillimit te luftes foto

Një grup i grave ukrainase vullnetarisht po trajnohen për përdorimin e armëve që të jenë të zonja të vetëmbrohen në rast të pushtimit rus. Fundjavën me stërvitje e kaloi edhe Svetlina Putlina e cila drejton një organizatë fetare për gratë myslimane në Kharkiv .

50-vjeçarja ka në plan të qëndrojë në qytet me anëtarët e moshuar të familjes për të luftuar kundër pushtimit.

“Fëmijët do të dërgohen në një vend që ne mendojmë se është të paktën relativisht i qetë, ndërsa personat e familjes sonë do të qëndrojnë në qytet për të mbrojtur vendin” deklaroi Svetlina Putlina, kryetare e organizatës së grave myslimane në Krahkiv.

Edhe Viktoria Balesina, 55 vjeç, merr pjesë në këto seanca stërvitore. Gjuha e saj amtare është rusishtja, por që nga fillimi i tensioneve ruse me Ukrainën, ajo përpiqet të flasë ukrainisht.
Kharkiv është qyteti i dytë më i populluar i Ukrainës, vetëm 40 kilometra nga kufiri me Rusinë. Disa kanë frikë se nëse Rusia sulmon, Kharkiv mund të jetë një nga objektivat e parë. Një grup tjetër grash që tashmë kanë kaluar trajnime ushtarake po i bashkohet vullnetareve që bëjnë rrjeta ushtarake për t’i dërguar në vijën e parë të frontit.

Grumbullimi i rreth 100 mijë trupave nga Rusia pranë kufirit me Ukrainën ka sjellë paralajmërime gjithnjë e më të forta nga Perëndimi se Moska synon të pushtojë. Rusia po kërkon garanci që NATO-ja të mos lejoj Ukrainën të bashkohet me aleancën dhe të ndalojë vendosjen e armëve ushtrisë veri-atlantike pranë kufijve rusë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts