“Green Pass” me detyrim në Itali, por çfarë ndodh nëse tamponi për Covid-19 skadon gjatë orarit të punës?

14:14 13/11/2021

“Green Pass” është me detyrim në Itali dhe për punonjësit, por çfarë ndodh nëse testi Covid i vlefshëm për 48 orë do të skadojë, gjithmonë në rastet kur punonjësit nuk i janë nënshtruar vaksinimit?

Sipas sugjerimeve të qeverisë italiane, “Green Pass” duhet të jetë e vlefshme kur punëtori bën hyrjen e parë ditore në vendin e punës dhe mund të skadojë gjatë orarit të punës, pa qenë nevoja që punonjësi të detyrohet që të largohet atë ditë nga puna.

Po ju sjellim më poshtë një shembull:

Shoku vendos të mos marrë vaksinën kundër Covid dhe të shkojë në punë me një leje të gjelbër si pasojë e bërjes së tamponit kundër Covid-19 që zgjat 48 orë. Kështu ai merr një leje të gjelbër të hënën në mëngjes, ajo mbetet e vlefshme deri të mërkurën në mëngjes, kur do t’i duhet të përsërisë tampon për të marrë sërish certifikata e testit negativ dhe për të hyrë në kompani.

Kohëzgjatja e tamponit është deri në orën 09:00 të mëngjesit, ndërkohë orari i tij fillon në orën 08:30. Do të thotë që shoku ka “Green Pass” të vlefshme mëngjesin e së mërkurës në orën 8:30 dhe mund të hyjë në zyrë për të kryer normalisht aktivitetet e tij.

Në orën 09:00 të mëngjesit, kur skadon tamponi, ai nuk do të mund të dërgohet në shtëpi, por do të ketë të drejtë të qëndrojë në punë gjatë gjithë ditës, edhe nëse orari i tamponit skadon.

Dhe nuk ka rëndësi nëse, gjatë ditës, shoku del për të pirë një kafe ose për të ngrënë në park. Atë ditë ai do të jetë në gjendje të hyjë dhe të dalë nga kompania sa herë që i nevojitet.

Problemi për shokun, raporton “La Legge per Tutti”, do të lindte vetëm nëse atë të mërkurë kur skadon tamponi në orën 09:00, ai duhej të mbërrinte në 09:05 sepse treni ishte vonuar, sepse ai duhej të kryente një detyrë përpara se të shkonte në zyrë. Në atë rast, nuk mund të hynte në kompani përpara se të kishte bërë tamponin e ri me rezultat negativ dhe si rrjedhim të kishte marrë “Green Pass”.

Si përfundim edhe disa sekonda vonesë mund të bëjnë diferencën.  Nëse tamponi skadon edhe një minutë pas fillimit të orarit të punës, punonjësi mund të qëndrojë gjithë ditën në zyrë me lejen e gjelbër të skaduar. Të nesërmen, megjithatë, ai duhet të paraqitet me rezultatin negativ të një tamponi tjetër, domethënë me lejen e gjelbër.

Megjithatë, nëse punëtori arrin një minutë me vonesë, në punë nuk do t’i njihet më vlefshmëria e certifikatës dhe punonjësi detyrohet të kërkojë një farmaci ku të bëjë tamponin e ri ose të bëjë pushim, për të shmangur mungesën e pajustifikuar. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *