
18:12 14/07/2021
“Po përdorin pushtetin për t’i sulmuar”
Në vetëm pak muaj në opozitë, republikanet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë intensifikuar sulmet ndaj administratës Biden. Kritika vijnë nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë për protestat në Kubë e deri tek vendimet e Uashingtonit në lidhje me lindjen e largët apo edhe rajonin e Ballkanit.
Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, i ngarkuari i posaçëm i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke folur në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, ka lëshuar kritika ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, se po e përdor departamentin si armë ndaj kundështarëve politikë si në Amerikë ashtu edhe në vende të tjera, përfshirë Ballkanin.
“Ne kemi një Sekretar Shteti që tani po përdor si armë programin e vizave të udhëtimit që lejon njerëzit të vijnë në SHBA. Më lejoni të jap një shembull. Disa muaj më parë, krejt papritur, Sekretari i Shtetit lëshoi disa deklarata për median, duke ndaluar disa shqiptarë të hyjnë në vend. Pyeta veten, nga doli kjo? Papritur po u shkojmë pas shqiptarëve dhe më pas bullgarëve? Kërkova dhe janë të gjithë të djathtë në këto vende”.
Në konventën e konservatorëve, Grenell tha se edhe pse po i përdor si armë kufizimet në Ballkan dhe Europën Lindore, sekretari Blinken po del i pa lagur dhe e akuzoi atë për lidhje me filantropin Xhorxh Sorros. Në Uashington, republikanët thonë se administrata Biden po e kufizon demokracinë dhe po i përndjek kundërshtarët duke përdorur pushtetin.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al