Greqi, infektimet u rriten me 329% javën e fundit

17:50 02/01/2022

Italia mban vendin e dytë në Evropë për rastet e reja

Greqia dhe Italia janë dy vendet europiane, por edhe fqinje të Shqipërisë, që kanë pësuar rritjen më të madhe të përhapjes së koronavirusit në javën e fundit. Në 7 ditët e fundit në Greqi u konfirmuan 170 mijë raste, ose 329 për qind më shumë se një javë më parë.

Krejt e kundërta paraqitet situata me fatalitetet, teksa autoritetet greke raportuan një rënie me 9 për qind, çka tregon se pavarësisht përhapjes së madhe, varianti Omicron kalohet më lehtë dhe shkakton më pak të shtruar dhe viktima.

Shifra alarmante infektimesh shënoi edhe Italia, e cila në javën e fundit ka raportuar 644 mijë raste, duke shënuar një rritje me 150 për qind krahasuar me javën pararendëse. Më pas në kontinent renditet Portugalia, e cila ka raportuar një rritje të infektimeve me 148 për qind dhe pas saj Franca me 116%.

E vetmja në Europë vlera negative të rasteve të reja është gjermania, e cila ka pasur rënie të infektimeve me 7 për qind krahasuar me javën pararendëse. Ndërkohë që përtej kontinentin europian, situatë problematike paraqesin Argjentina me një rritje prej 232% dhe Australia me 202%.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.