Greqia dhe Turqia, përpjekje pozitive për të shuar mosmarrëveshjet

14:40 31/05/2021

Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu ka zhvillura bisedime në Ministrinë e Jashtme greke me homologun Niko Dendias. Në konferencën për shtyp pas takimit, ndryshe nga sa kishte ndodhur dy muaj më parë në Ankara, të dy homologët shmangën debatet publike dhe pyetjet nga gazetarët. Ministri i Jashtëm Nikos Dendias tha se Greqia shikon një “normalizim gradual” të marrëdhënieve dy palëshe me Turqinë, megjithatë pranoi se të dy palët mbajnë qëndrime të ndryshme dhe për disa çështje, kanë pikëpamje të kundërta.

Dendias tha se të dy palët ranë dakord mbi një listë të programeve të bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbi njohjen reciproke të certifikatave të vaksinimit Covid-19. Në komentet e tij, Cavusoglu tha se Athina dhe Ankaraja dëshirojnë të “rrisin bashkëpunimin” dhe të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre “në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe interesave të përbashkëta.

Të dy palët konfirmuan se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Presidentin turk Recept Taip Erdogan në samitin e NATO-s në Bruksel në 14 Qershor. Para këtij takimi Çavusoglu kishte deklaruar për gazetën greke To Vima se Greqia dhe Turqia duhet që t’i zgjidhin vetë bashkarisht problemet mes tyre dhe jo te presin zgjidhje nga BE.

Shefi i diplomacisë turke po ashtu kërkoi nga Athina që të shmangte përdorimin e çështjes se anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian si një ‘kartë’ kundër Turqisë. Ndërkaq duket se e vetmja kontradiktë publike e shfaqur publikisht gjatë vizitës së Çavusoglu në Greqi mbeti trajtimi i pakicës myslimane që jeton në rajonin verilindor të Thrakës, pranë kufirit turk. Pas vizitës që zhvilloi në këtë zonë ministri i Jashtëm turk, Ministria e Jashtme greke reagoi ashpër ndaj deklaratave të tij se komuniteti mysliman me rreth 120 mijë banorë në këtë rajon është pakicë etnike turke.

Athina i konsideron ata si myslimanë grekë. Turqia këmbëngul që banorëve që jetojnë në këtë zonë si një pakicë etnike turke t’u jepen të gjitha të drejtat që parashikojnë konventat ndërkombëtare. Çavusoglu vizitoi disa shkolla në Thrake, varrin e Sadik Ahmet, dikur anëtar i Parlamentit dhe kreu i një partie të hapur pro-turke, si dhe takoi myftinitë në qytetet e Komotinit dhe Xanthit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *