
17:11 06/03/2022
Forcat ruse raportohet se tentuan që të merrnin nën breshërinë e armëve godinën e OSBE në Mariupol, aty ku prej disa ditësh ishte tranferuar edhe Konsullata greke. Për ngjarjen reagoi Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili kontaktoi me palën ukrainase dhe kërkoi evakuimin e sigurt të stafit të konsullatës së tij.
“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias kontaktoi homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba të cilit i kërkoi autoriteteve të Ukrainës asistencë për të siguruar Konsullin e Greqisë në Mariupol dhe hapjen e një korridori humanitar për evakuimin’, tha në një postim në Twitter Ministria e Jashtme greke.
Mediat greke shkruajnë se tentativa për të marrë godinën ndodhi rreth orës 13:15. Në ndërtesë ndodheshin konsulli, anëtarët e OSBE dhe ukrainas, ndërkohë që jashtë saj pati shkëmbim të ashpër zjarri. Kjo bëri që pjesa më e madhe të vraponin drejt bodrumeve për t’u strehuar.
Informacionet e deritanishme sugjerojnë se si konsulli dhe personat e tjerë janë larg rrezikut dhe mbeten të strehuar. Megjithatë evakuimi i tyre momentalisht është në pikëpyetje për shkak se për të ditën dytë radhazi dështoi armëpushimi i përkohshëm që ishte dakord dhe bombardimet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës në Mariupol./tvklan.al
O YΠΕΞ @NikosDendias επικοινώνησε με τον Ουκρανό ομόλογό του D.Kuleba ζητώντας την αρωγή των Ουκρανικών αρχών για την ασφάλεια του ?? Γενικού Πρόξενου στη Μαριούπολη, καθώς και για τη δημιουργία ανθρωπιστικού διαδρόμου για εκκένωση https://t.co/AjXbrJwMK6
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) March 6, 2022