Greqia ngre gardh në kufirin me Turqinë për të parandaluar fluksin e afganëve

10:59 21/08/2021

Greqia ka vendosur një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 kilometra në kufirin e saj me Turqinë në Evros për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Afganistani.

“Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm. Nuk mund të presim dhe të rrimë pa bërë asgjë për një ndikim të mundshëm”, tha ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrisochoidis gjatë një vizite të premten në rajonin Evros.

Një ditë më parë për çështjen e Afganistanit pati edhe një bisedë telefonike mes Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Erdogan. Ky i fundit tha se një rritje e numrit të qytetarëve që largohen nga Afganistani mund të përbëjë shumë shpejt një sfidë për të gjithë.

“Një valë e re migrimi është e pashmangshme nëse masat e nevojshme nuk merren në Afganistan dhe në Iran”, tha Erdogan.

Greqia është e vendosur për të mos lejuar kalimin e migrantëve afganë. Shteti grek ishte në vijën e parë gjatë krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se 1 milion persona u larguan nga Lindja e Mesme për shkak të luftës duke kaluar nga Turqia drejt vendeve të BE-së.

E në këtë aspekt, ministri grek Chrisochoidis theksoi se Greqia mund të kthejë pas çdo afgan që mbërrin ilegalisht në vend. Rreth 60 mijë emigrantë të Lindjes së Mesme që u larguan nga vendet e tyre në vitin 2015, kanë mbetur në Greqi, ndërsa një pjesë e madhe udhëtuan drejt vendeve të BE-së.

Vitin e kaluar, Athina zyrtare bllokoi përkohësisht kërkesat e reja për azil. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *