“Greqia, shtet mik dhe aleat i Shqipërisë”- Dakordësia mes PS dhe PD për heqjen e ligjit të luftës, Spiropali: Duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve në Parlament

greqia shtet mik dhe aleat i shqiperise dakordesia mes ps dhe pd per heqjen e ligjit te luftes spiropali duhet te marre mbeshtetjen e te gjitheve ne parlament



































Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pas dakordësinë me PD-në për miratimin në Kuvend të rezolutës së propozuar nga PDIU për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, u shpreh se “shpresoj se do të marrë mbështetjen e të gjithëve në Kuvend”.

elisa spiropali

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Spiropali deklaroi se Greqia është një aleat strategjik i Shqipërisë dhe se ligji i luftës nuk reflekton marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

“Deklarata e propozuar, uroj dhe shpresoj se do të marrë mbështetjen e të gjithë parlamentit të Shqipërisë për t’u miratuar sepse Greqia është një shtet mik, aleat strategjik i Shqipërisë, ne e kemi firmosur dhe më pas e kemi vendosur në funksion traktatin e paqes së mirëkuptimit, bashkëpunimit me Greqinë që në ’96 dhe më pas në ’98 është ratifikuar.

Jemi anëtarë të NATO-s, jemi në Këshillin e Evropës së bashku, në OSBE dhe Greqia është një aleat i vendosur i Shqipërisë edhe në integrimin në BE ndër vite dhe integrimin e Ballkanit. Diskutimi në Kuvend nuk i bën dëm askujt, por ngre peshën e përgjegjësisë së që qeverisë shqiptare, por edhe asaj greke në një nivel të ri për t’iu përgjigjur vullnetit të sovranit, popullit tonë që përfaqësohet përmes deputetëve për të abroguar këtë ligj që nuk reflekton as marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, as marrëdhëniet miqësore mes dy qeverive dhe as marrëdhëniet miqësore mes dy popujve tanë”, tha ministrja Spiropali.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts