Greva e makinistëve godet hekurudhën gjermane

21:30 23/08/2021

Nuk ka kompromis mes sindikatave dhe krerëve të hekurudhës

Ishte një ditë tjetër e zezë për hekurudhat gjermane me trena që mbetën të palëvizur ne shina, për shkak të grevës së maikinisteve. Kanë dështuar negociatat e fundit mes sindikatave të cilat kishin propozuar një bonus financiar shtesë për kohën e pandemisë dhe drejtuesve të lartë të hekurudhave federale Deutsche Bahn. Drejtuesit e sindikatës së makinistëve të trenave u shprehen se duan paga më të larta dhe jo shpërblime. Ata thane se po hyjnë në grevë në mënyrë që të marrin një ofertë të re dhe që punëdhënësit të kuptojnë se nuk mund te durojnë me këtë situate.

Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn u ka kërkuar klientëve të saj që të shtyjnë nëse është e mundur udhëtimet e tyre të planifikuara sidomos në distanca të gjata pasi priten anulime të shumta të lëvizjes së trenave.

Udhëtareve të trenit nga Berlini në Frankfurt iu desh qe të prisnin pa shprese për pesë orë në stacion.

Një zëdhënës i hekurudhave gjermane e quajti këtë grevë si edhe me të padobishme se greva e zhvilluar dy javë më parë. Ai akuzoi sindikatën se kërkonte vetëm një luftë politike, pa gjetur zgjidhje në tryezën e bisedimeve.

Nga ana e tyre sindikalistet u kundërpërgjigjen se ishin gati për të negociuar, por për një ofertë të denjë financiare. Sindikatat  e hekurudhave gjermane po kërkon një rritje të pagës së tyre me 3.2% dhe një “bonus për situatën e përballimit të koronavirusit” në vlerë prej 600 Eurosh.

Operatori gjerman i trenave “Deutsche Bahn” ka hedhur poshtë kërkesat e punëtorëve. Kompania ka humbur miliarda që nga fillimi i pandemisë si edhe nga përmbytjet e fundit që shkatërruan ose dëmtuan shina të shumta hekurudhore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *