Gruaja dhe tre fëmijët u mbytën në lumin Buna, del sot para gjykatës Erdgys Arrazi! Çfarë ka deklaruar 31-vjeçari në polici

gruaja dhe tre femijet u mbyten ne lumin buna del sot para gjykates erdgys arrazi cfare ka deklaruar 31 vjecari ne polici































Erdgys Arrazi, i cili është i arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje dhe për rrjedhojë shkaktimin e vetëvrasjes të Alma Arrazit dhe mbytjes së fëmijëve të këtij çifti në lumin Buna, do të dalë përpara gjykatës se Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

erdgys arrazi alma arrazi

31 vjeçari do të dalë përpara gjyqtarit Sokol Shehu në orën 12:30, ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema.

Më përpara në polici pasi është marrë në pyetje Arrazi ka mohuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo 3 fëmijët e mitur ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

Dy prej trupave janë gjetur ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e dy trupave të tjerë, nënës dhe djalit 4 vjeçar, ndërsa më përpara u gjetën vajza 9 vjeçare nga një peshkatar në mënyrë rastësore dhe vajza 8 vjeçe ditën e djeshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts