“Gruaja në të zeza”, shkrimtari Bedri Islami: Në qendër të librit janë 4 gra që ndeshen me sistemin totalitar dhe…

gruaja ne te zeza shkrimtari bedri islami ne qender te librit jane 4 gra qe ndeshen me sistemin totalitar dhe
gruaja ne te zeza shkrimtari bedri islami ne qender te librit jane 4 gra qe ndeshen me sistemin totalitar dhe

Shkrimtari dhe publicisti Bedriu Ismali i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, foli për librin e tij më të fundit, të titulluar “Gruaja në të zeza”.

Islami zbuloi detaje nga libri, ku tha se në qendër janë 4 gra të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, por që kanë një të përbashkët, ndeshjen me sistemin totalitar.

Pjesë nga intervista në emision?

Çfarë personifikon ky libër?

Bedri Islami: Është një nga librat më të dashur për mua, por edhe më ka lodhur shumë. Individi me shtetin totalitar, ky është subjekti i librit. Në qendër janë 4 gra të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Katër gra që duke pasur jetë të ndryshme, sërish janë ndeshur me shtetin totalitar. Këto katër gra, nga jugu, Shqipëria e mesme kanë pasur të njëjtin fat, ndeshjen me shtetin totalitar.

Pse ky libër është kaq i dashur për ju? Ndoshta nga që është dhe figura e nënës suaj?

Bedri Islami: Jam lodhur shumë për këtë libër dhe kam gjetur atë që transmetohet te brezat e tjerë. Personazhet janë të katër realë. E dijshme personifikon sistemin dhe në vetvete mbart egërsinë që ka pasur sistemi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts