Gruaja që besohet se ishte personi më i vjetër në botë, ndërron jetë në moshën 124-vjeçare

Francisca Susano, gruaja që konsiderohej si personi më i vjetër i gjallë në botë, ka ndërruar jetë në moshën 124-vjeçare në Filipine.

“Me trishtim morëm lajmin se e dashura jonë Lola Francisca Susano ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, 22 nëntor”, tha në një njoftim qeveria e qytetit të saj të lindjes Kabankalan, që ndodhet në provincën Negros Occidental të Filipineve.

Në njoftim nuk u përmend shkaku i vdekjes, por u theksua se Susano “konsiderohet si personi më i vjetër në Negros Occidental dhe Filipine”.

Sipas të dhënave lokale, Susano ka lindur më 11 shtator të vitit 1897.

Megjithatë, që nga shtatori i këtij viti ‘Rekordet Botërore Guinnes’ po verifikonte dokumentet për ta shpallur zyrtarisht atë personin më të vjetër të gjallë në botë.

“Lola Iska do të mbetet gjithmonë frymëzimi dhe krenaria jonë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.