Gruaja rrihet brutalisht dhe nxirret nga makina zvarrë nga një burrë që kishte njohur në internet

gruaja rrihet brutalisht dhe nxirret nga makina zvarre nga nje burre qe kishte njohur ne internet
gruaja rrihet brutalisht dhe nxirret nga makina zvarre nga nje burre qe kishte njohur ne internet

20:43 29/10/2021

Një grua 36-vjeçare u rrah brutalisht pas një takimi me një burrë që takoi në internet dhe u braktis në rrugë pasi u tërhoq zvarrë nga një makinë.

Viktima, e cila nuk është identifikuar me emër shkoi në spital me lëndime të rënda në fytyrë pasi u godit vazhdimisht me grusht në Salford.

Policinë e Mançesterit nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, pavarësisht se ajo u ka dhënë atyre emrin dhe detajet e të dyshuarit, raporton Manchester Evening News.

Një shef i GMP-së tani ka kërkuar falje për vonesat në hetimin e rastit dhe tha se një oficer i lartë do të kontaktonte viktimën për të bërë një ankesë zyrtare.

gruaja rrihet brutalisht dhe nxirret nga makina zvarre nga nje burre qe kishte njohur ne internet

Duke përshkruar se çfarë ndodh atë natë, gruaja u shpreh: Kaluam një mbrëmje të mirë, unë piva disa gota dhe më pas u larguam dhe u drejtuam drejt makinës së tij. Ai tha se nuk mund ta gjente, kemi ecur rreth 15 minuta duke e kërkuar dhe i thashë si ka mundësi që nuk e mban mend vendin ku ke parkuar makinën?

Kur e gjetën makinën, viktima thotë se pas një vozitje të shkurtër u bë agresiv dhe i tha të dilte.

“Ai ndaloi makinën dhe po përpiqej të më kapte nga këmbët. Më pas m’i kapi flokët. Dola nga makina dhe thashë: “Çfarë mendon se po bën?” Më pas më goditi disa herë në fytyrë. Më goditi përsëri kur isha në tokë. Më pas u largua me makinë”.

Ajo u braktis në orën 2:50 të mëngjesit dhe arriti të thërriste një mik për ndihmë.

gruaja rrihet brutalisht dhe nxirret nga makina zvarre nga nje burre qe kishte njohur ne internet 1

Viktima tha: Më vjen turp. Nuk duhet të kisha hipur në makinën e një burri që unë nuk e njihja mirë.

Një javë pas sulmit, viktima thotë se autori i dyshuar i telefonoi asaj.

Ajo tha: Ai më pyeti nëse isha mirë dhe tha se veprimet e tij ishin për vetëmbrojtje. Unë thashë: “Çfarë? Më nxorre zvarrë nga makina në mes të natës.” Ai pretendoi se nuk kishte vënë kurrë dorë mbi askënd. Unë i thashë se do të përballet me policinë.

Viktima shkoi në shtëpinë e prindërve të saj në Yorkshire për t’u shëruar dhe për pasojë dha deklaratën e saj fillestare në policinë e Yorkshire të Jugut. Askush nuk bëri asnjë gjë për të dhe gruaja shprehet tepër e zhgënjyer nga policia. Pasi u bë mediatike, policia i kërkoi ndjesë gruas duke i thënë se do të marrin masa sa më parë këtë rast duke e quajtur atë si një ngjarje të tmerrshme. /tvklan.al

gruaja rrihet brutalisht dhe nxirret nga makina zvarre nga nje burre qe kishte njohur ne internet 2

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts