Gruas i heqin bombolën e oksigjenit për t’ia vendosur një VIP-i

20:48 30/04/2021

Një video është bërë virale në Indi, teksa një burrë shfaqet duke qarë dhe duke iu lutur policisë që të mos ia hiqnin bombolën e oksigjenit nënës së tij. “Nëna ime do të vdesë nëse ju ia hiqni bombolën e oksigjenit”, dëgjohet të thotë ai.

Personi që filmoi pamjet shokuese pretendoi se policia e kishte marrë bombolën e oksigjenit për t’ia vendosur një personi VIP. Djali i viktimës, Goyal Pradesh theksonte se ai dhe familja e tij kishin hasur shumë vështirësi për t’ia siguruar oksigjenin nënës së tij.

“Kur unë i pyeta policët se pse po ia hiqnin bombolën e oksigjenit nënës, më thanë se po përpiqeshin të shpëtonin jetën e dikujt. Kush është ky dikush? A nuk është jeta e nënës sime mjaftueshëm e vlefshme?”, tha ai.

Vëllai 17-vjeçar i Goyal, Ansh, kishte shkuar për të blerë një pajisje, e cili do të nevojitej për ta vënë në funksion bombolën e oksigjenit, të cilën e kishin siguruar me shumë vështirësi. Kur u kthye, mësoi se nënës së tij i kishin hequr oksigjenin.  

“U përpoqa të flas me stafin e spitalit, por refuzuan të flisnin me mua. Filluan të më thonin që duhet të dal jashtë, si pasojë e distancimit social”, tha ai për mediat.

Dy orë më vonë nëna e Goyal vdiq, raporton The Independent. Ndërkohë, policia e Uttar Pradesh refuzonte të pranonte se e kishte hequr oksigjenin nga gruaja.

“Ishte një bombol bosh, e cila po dërgohej për t’u rimbushur me oksigjen,” tha një komisar i policisë.

Sipas raportimeve që vinë nga autoritetet përkatëse, India numëronte rreth 386.000 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 3.498 humbje jete. India ka më shumë se 200.000 humbje jete që nga fillimi i pandemisë./tvklan.al

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *