Grumbullimi i parë për vitin 2022, Kombëtarja U-17 publikon listën e lojtarëve të ftuar








Pas seleksionimit të zhvilluar nga Kombëtarja U-15 disa ditë më parë, edhe Shqipëria U-17 do të zbresë në fushë për të zhvilluar një grumbullim tre ditor me lojtarë të vitlindjes 2006.

KOMBETARJA U-17 1

E veçanta e këtij grumbullimi është se nën urdhrat e trajnerit Bulku do të jenë 21 lojtarë të cilët aktivizohen jashtë vendit dhe janë pjesë e klubeve të huaja.

Elementët e përzgjedhur për këtë grumbullimin janë ndjekur me shumë kujdes nga stafi teknik, specialistët e ekipeve kombëtare dhe skautët e FSHF-së jashtë vendit.

Grumbullimi do të nisë nga e hëna në kompleksin Tropikal në Durrës dhe do të zgjasë tre ditë, ku lojtarët e ftuar do të kenë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre përpara stafit teknik dhe trajnerit Bulku si dhe do të zhvillojnë disa seanca stërvitore përgjatë këtyre ditëve.

Në ditën e fundit të grumbullimit është planifikuar të zhvillohet edhe një ndeshje mes lojtarëve të Kombëtares U-17 që aktivizohen dhe luajnë në Shqipëri dhe lojtarëve që janë pjesë e kampionateve të huaja.

Ndeshja do të zhvillohet më datë 20 janar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, duke nisur nga ora 11:00.

Kombëtarja U-17 ka planifikuar të zhvillojë disa grumbullime përgjatë këtij viti të ri, me lojtarë që luajnë në Shqipëri dhe në kampionatet e huaja.

Më poshtë edhe lista e plotë e 21 lojtarëve të ftuar për këtë grumbullim tre ditor:

Lista-e-lojtareve-te-grumbulluar-nga-Ervin-Bulku.-Janar-2022

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.