Grupe brenda grupeve, si do të jetë WhatsApp Communities

WhatsApp po punon në një opsion të ri të quajtur Community Feature, i cili do të lejojë të bëhemi pjesë e grupeve lehtësisht. WhatsApp Communities do të jetë një vend i ri ku administratorët e grupeve do të kenë më shumë kontroll në grupet e WhatsApp. Ky opsion i ri do të jetë një zgjerim i grupeve, pra administratorët do të kenë mundësinë të krijojnë grupe brenda grupeve.

Tani ky version është në fazën e testimit. Administratori i një WhatsApp Community do të ketë më shumë kontroll sesa një administrator grupi. Kjo sepse administratorët e Community do të kenë më shumë opsione dhe mjete për veprime të ndryshme.

Përdoruesit do të bëhen pjesë e grupit manualisht ose me anë të një linku “Community Invite Link”, në varësi të privatësisë së komunitetit. Ky zhvillim i ri do të jetë i disponueshëm për pajisjet me sistemin Android dhe IOS./tvklan.al

The post Grupe brenda grupeve, si do të jetë WhatsApp Communities appeared first on Tv Klan.

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.