Grupet e bisedave të WhatsApp shndërrohen në komunitete

12:58 15/04/2022

WhatsApp do të shtojë një opsion të ri që mendohet të ndryshojë tërësisht komunikimi. Communities do të ndihmojë përdoruesit të bashkojnë disa grupe bisedash nën një temë të caktuar për të shpërndarë informacionet në mënyrë më eficente.

Drejtuesit e këtyre komuniteteve mund të ndajnë mesazhe me  këdo si dhe të përcaktojnë cilët grupe do të përfshihen. Mark Zuckerberg ka lajmëruar se ky “evolucion” do të nisë të testohet përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Mund të bashkoni disa grupe në një komunitet të vetëm. Nëse më parë kishit grupe të ndara për çdo lëndë mësimore, tashmë mund të keni një komunitet të përbashkët, me një hapësirë qendrore njoftimesh dhe opsione për drejtuesit”, tha themeluesi i Meta.

Sipas tij, mendohet se kjo risi do thjeshtojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve për të përfunduar më shumë punë së bashku. Në të ardhmen, një opsion i ngjashëm do të krijohet edhe për Facebook, Messenger dhe Instagram.

Përveç Communities, WhatsApp ka njoftuar edhe për ndryshime të tjera në grupet e bisedave, si përdorimi i ikonave për të reaguar në mesazhe të përzgjedhura, dërgimi i dokumenteve me kapacitet 2GB dhe telefonata zanore midis 32 personave./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.