“Grupet shqiptare vazhdojnë të pastrojnë para”- Yuri Kim flet për fillimin e një epoke të re: Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar…









Në fjalën e mbajtur sot në një panel në krah të ministrit të Brendshëm dhe ambasadorit të BE-së, ambasadorja amerikane Yuri Kim e vuri theksin te lufta që duhet të bëjë Shqipëria me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin. 

yuri

Ambasadorja vuri në dukje se grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë para dhe të kontribuojnë në korrupsion, duke shtuar se prokurorët, gjyqtarët e policia duhet të rezistojnë dhe të luftojnë kundër efekteve gërryesve këtyre fenomeneve.

“Ne të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku gjithkush të ndihet i sigurt dhe i lirë. Një Shqipëri ku ka drejtësi për të gjithë, që garanton të drejtat e njeriut, dhe që mbron qytetarët e saj. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi i dhunshëm i shkatërrojnë këto cilësi, ato minojnë demokracinë, shtrëmbërojnë tregjet, gërryejnë cilësinë e jetës dhe kërcënojnë shtetin ligjor. Kur njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet, kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. 

E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Policia, prokurorët, gjyqtarët, dhe politikanët duhet ti rezitojnë dhe të luftojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes, parave, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021, nga largimi i gjyqtarëve te dënimi i prokurorëve, përfshi ish-prokurorin e përgjithshëm, deri te arrestimi i politikanëve, policëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar. Ky është fillimi. Po shohim një epokë të re ku sistemi mund tu shërbejë qytetarëve dhe jo vetëm të fuqishmëve, të pasurve dhe kriminelëve”, u shpreh ambasadorja amerikane.

Pavarasisht suksesit, shtetasit shqiptar po luajnë një rol të madh në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Shqipëria është rrugë kyçe për trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore në Evropë për në Evropën Perëndimore dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vlerësohen se rreth 60-65 tonë heroinë kontrabandohen në gjithë rajonin gjatë vitit. Trafikimi mund të ndodhë vetëm përmes aktorëve shtetërore. Gjykatës, prokurorë, policë e gazetarë kanë qenë subjekt i kanosjes. Ajo për të cilën sot jemi këtu është si Ministria e Brendshme mund ta vazhdojë luftën e saj. 

Unë kam parë çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë kur e ndajnë mendjen për diçka. Ka zgjidhje praktike për këtë problem, si financimi i një force policore të pavarur, të lirë nga korrupsioni, krijimi i një organi të duhur mbikëqyrës policor, forcimi i aftësisë për të luftuar narko-trafikun dhe krimin e organizuar.Ndjekjen e fondeve të paligjshme që rrjedhin përmes sistemit të Shqipërisë dhe pastruesve të parave që e bëjnë të mundur. Sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që tashmë SPAK po e bën. Investime në siguri dhe infrastrukturën kufitare për të mbyllur të gjitha boshllëqet ndaj trafikut të paligjshëm të mallrave dhe njerëzve”, tha Yuri Kim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.