Grupi i Rithemelimit nis zgjedhjet për kreun e degës në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë, kush janë kandidatët në garë









Prej orës 09:00 të paradites së sotme, demokratët e Fierit, Selenicës dhe Fushë-Krujës i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e degës së tyre pas procesit të hapur nga Komisioni i Rithemelimit.

selia-e-PD

Në një njoftimi për shtyp janë bërë të ditura qendrat e votimit për secilën degë ku ka nisur procesi i votimit dhe kandidatët në garë.

Kështu në Fier garojnë Gentian Varfi, Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli. Në Fushë Krujë kandidatët janë Agron Loka dhe Aqif Mesi ndërsa në Selenicë Gazmir Beqaj dhe Leonard Rakipaj.

Komisioni i Rithemelimit ka bërë të ditur se procesi i votimit do të mbyllet në orën 17.00.

“Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”, thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë do të zhvillohen ditën e dielë në Qendrat e Votimit si më poshtë vijon:

Nr.

Degët

Adresa QV

Data

9

1.

Fush-Krujë

Selia e PD Dega Fush-Krujë

10.04.2022

2.

Selenicë

Lokali “Devoll Kuci” Peshkëpi

10.04.2022

3.

Fier

Godina e Universitetit UFO

10.04.2022

Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:

PD Dega Fier

Gentian Theodhori Varfi

Rrapi Rako Gjika

Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

Agron Sure Loka

Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

Gazmir Memo Beqaj

Leonard Josif Rakipaj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.