Grupi pro-Kremlin hakëron faqen e Parlamentit Evropian

grupi pro kremlin hakeron faqen e parlamentit evropian
grupi pro kremlin hakeron faqen e parlamentit evropian

07:58 24/11/2022

Sulmi ndodhi disa ore pasi ligjvënësit evropiane e shpallen Rusinë si sponsor të terrorizmit pas sulmeve në Ukrainë

Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë e sulmit kibernetik që përfshiu faqen e internetit të Parlamentit Evropian.

Sulmi ndodhi disa orë pasi ligjvënësit evropianë votuan për ta shpallur Rusinë si sponsor të terrorizmit, duke argumentuar se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe vendstrehimet shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm kibernetik të sofistikuar. Ekspertët tanë të teknologjisë informative janë duke punuar dhe duke mbrojtur sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne shpallëm që Rusia është shtet që sponsoron terrorizëm. Përgjigja ime është: Lavdi Ukrainës”, u shpreh Roberta Metsola në rrjetin social, Twitter.

Në të njëjtën kohë, blloku tashmë ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Pasi Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën që e shpalli Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit, Moska reagoi me zemërim ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian.

“Unë propozoj përcaktimin e Parlamentit Evropian si sponsor të idiotësisë”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në rrjetin social, “Telegram”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që ta shpallin Rusinë shtet terrorist por sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deri më tani ka refuzuar të bëjë këtë, pavarësisht rezolutave në të dy dhomat e Kongresit që i kërkonin të njëjtën gjë.

Departamenti Amerikan i Shtetit aktualisht ka shpallur Kubën, Korenë e Veriut, Iranin dhe Sirinë si shtete terroriste, që do të thotë se ato i nënshtrohen ndalimit të eksporteve të mbrojtjes dhe kufizimeve financiare. Në BE, parlamentet e katër vendeve deri më tani e kanë përcaktuar Rusinë zyrtarisht si sponsor shtetëror të terrorizmit: Lituania, Letonia, Estonia dhe Polonia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts