“Grusht shteti” në Kanada/ Vaksinimi i detyrueshëm ngjall revoltë, qindra kamionë mësyjnë drejt Parlamentit

Vaksinimi i detyrueshëm ka ngjallur revoltë në Kanada, ku qindra drejtues kamionësh kanë mësyrë në kryeqytet me mjetet e tyre. Ata i janë drejtuar Parlamentit dhe mandej kanë marshuar në qytet si formë proteste veçanërisht ndaj pasaportës së vaksinimit.

Me flamuj kanadezë e banderola me thirrje për liri dhe sharje për kryeministrin Justin Trudeau.

“Kjo autokolonë ka të bëjë vetëm me lirinë, nuk është vetëm e shoferëve të kamionëve, por në fakt për çdo person, për ty, për mua, për të gjithë nuk ka rëndësi. Gjithçka ka të bëjë me zgjedhjen tuaj të lirë, kështu duhet të jetë. Siç thashë, nëse je vaksinuar, ke bërë shumë mirë, por shumica e njerëzve e kanë bërë për shkak të punës, por ti duhet ta marrësh vaksinën me vullnetin tënd të lirë, duhet të jetë zgjedhja jote.”, shprehet një shofer.

Një tjetër drejtues kamioni thotë se po proteston për fëmijët kanadezë, pasi jeta nën masat anti-covid është bërë e vështirë.

“Kemi ardhur për të mbështetur këtë kauzë, për një jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe për t’i kthyer gjërat në normalitet përsëri. Gjërat janë bërë të vështira, nuk mund të marrësh për të ngrënë, apo të blesh ujë nëse nuk ke maskë. Nuk mund të shkosh në dyqan pa maskë. Do të doja që jeta të kthehet përsëri në normalitet.”

Kujtojmë që qarkullimi i kamionistëve filloi javën e kaluar, pasi qeveria kanadeze urdhëroi shoferët të vaksinohen kundër Covid-19. Vetë shefi i ekzekutivit Justin Trudeau i konsideroi protestuesit si kundërshtarë të shkencës dhe të shoqërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.