Grusht shteti në Sudan, Kryeministri jep dorëheqjen pas protestave masive

grusht shteti ne sudan kryeministri jep doreheqjen pas protestave masive
grusht shteti ne sudan kryeministri jep doreheqjen pas protestave masive

09:37 03/01/2022

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive që tronditën kryeqytetin Khartoum.

Mijëra qytetarë marshuan kundër një marrëveshjeje të fundit që Kryeministri ka bërë për të ndarë pushtetin me ushtrinë, e cila organizoi një grusht shteti në Tetor.

Protestuesit kërkuan largimin e ushtrisë nga pushteti dhe janë shprehur kundër grushtit të shtetit. Por forcat ushtarake u përgjigjën sërish me forcë, duke lënë të vdekur dy persona.

Tashmë që Kryeministri Hamdok ka dhënë dorëheqjen, ushtria ka kontrollin e plotë të pushtetit.

Sipas BBC, kjo është një goditje tjetër ndaj përpjekjeve të brishta të Sudanit për një tranzicion drejt sundimit demokratik pas një kryengritjeje popullore që çoi në përmbysjen e presidentit autoritar afatgjatë të Sudanit Omar al-Bashir në 2019./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts