Grushte në parlamentin e Jordanisë

16:50 29/12/2021

Përplasje gjatë diskutimeve për ndryshimet kushtetuese

Këto përplasje fizike shpërthyen mes deputetëve në parlamentin e Jordanisë. Një grup deputetësh opozitarë të dhomës ulët u përleshën me kryeparlamentarin dhe kolegë të tjerë, gjatë diskutimeve për reformimin e Kushtetutës.

Dhuna shpërtheu në momentin kur kryeparlamentari i kërkoi një deputeti të largohej nga salla, teksa diskutohej një pikë e projektligjit për barazinë gjinore, që lejon që shtetësia të marrë edhe trajtë femërore në dokumente.

Ndryshimet kushtetuese kanë tensionuar klimën politike në Jordani. Ato parashikojnë që kryeministri të miratohet nga parlamenti dhe të mos emërohet nga mbreti, por deputetët opozitarë thonë se këto janë ndryshime ‘fasadë’ që konsolidojnë në fshehtësi regjimin autokrat të mbretit Abdullah i Dytë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.