Grushtet në seancën e së hënës, PS kallëzim penal për deputetin e opozitës, Bledjon Nallbati. Çuçi: Nuk tolerojmë asnjë akt dhune

Dy ditë pas dhunës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka firmosur një kallëzim penal për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, për përplasjen fizike në seancën plenare me deputetin socialist, Vullnet Sina.

Në njoftimin e dërguar, Çuçi thekson se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune.

Reagimi i Bledi Çuçit:

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledion Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts