Grushtet në Shkodër, refuzohet dorëheqja e presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit






Disa ditë më parë në Shkodër u zhvillua kampionati kombëtar i boksit, event që pati një mbyllje të shëmtuar, pasi siç dihet, gjithçka degjeneroi në një sherr masiv, me tifozë që u futën në parket dhe goditën trajnerin e Tiranës, Sead Bushatin.

maxresdefault-10

Duke marrë shkas nga dhuna që pushtoi eventin, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, njoftoi dorëheqjen.

Por në mbledhjen e zhvilluar të shtunën, Komiteti Drejtues e refuzoi dorëheqjen e kreut të boksit, duku shprehur se presidenti nuk është fajtor për këtë situatë dhe se dorëheqja nuk është një zgjidhje. Kështu, Kalivopulli do të vijojë të jetë në drejtim të boksit shqiptar, ndërsa për Tiranën dhe Vllazninë do të ketë vetëm tërheqje vërejtjeje për prishje të eventit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *