Grushti i shtetit në Sudan, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave masive

Kryeministri i Sudanit Abdalla Hamdok, ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive të zhvilluara në kryeqytetin Khartoum.

Protestat tronditën kryeqytetin ku mijëra qytetarë marshuan në rrugët kryesore duke brohoritur ‘pushtet për popullin’ , ndërsa kërkonin kthimin  e sundimit të plotë civil. Nga ana tjetër forcat ushtarake u kundërpërgjigjën ashpër  duke lënë të vdekur dy persona. Kjo shkaktoi edhe më shumë përplasje mes protestuesve dhe forcave të armatosura.

Në një intervistë televizive Hamdok tha se vend i tij është në një pikë kthese të rrezikshme , ndërsa theksoi se ka bërë maksimumin e tij për të mos lejuar vendin që të shkojë drejt një katastrofe, por pavarësisht kësaj nuk është gjetur asnjë consensus.

Ndërkohë sipas Komiteti Qendror të Mjekëve pro-demokratik të Sudanit që nga grushti i shtetit, më shumë se 50 njerëz janë vrarë në protesta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.