Guardiola i pasigurt përpara sezonit të ri: Nuk di asgjë se ç’do ndodhë në merkato

guardiola i pasigurt perpara sezonit te ri nuk di asgje se cdo ndodhe ne merkato































Pep Guardiola është i pasigurt për planet e Mançester në merkaton e verës. Ai pranoi se ishte në errësirë për planet e transferimeve të kampionëve të Anglisë pas humbjes së tyre në finalen e Kupës FA kundër Mançester Junajtid.

guardiola

Humbja e së shtunës në “Uembli” i mohoi Sitit mundësinë që të bëhej skuadra e parë në historinë e futbollit anglez që fiton dopietën në Angli, titullin dhe kupën.

Pasi e dërguan luftën për titull në ditën e fundit të sezonit të Premier Ligës, “Qytetarët” u eliminuan në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit. Trajneri u pyet nëse, pasi humbi mundësinë për të mbrojtur dy nga tre trofetë që fituan në sezonin historik të tripletës një vit më parë, do të duhej të kishte ndryshime në skuadër.

“Për momentin nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha ai. “Nuk i di lojtarët të cilët do të marrin një vendim nëse do të vazhdojnë me ne apo duan të largohen apo jo. Lojtarët hyjnë, dalin. Tani për tani, jam shumë i kënaqur me skuadrën, si u soll gjatë gjithë sezonit. Nuk mund të them ndryshe”. Për të ardhmen e tij ka shumë spekulime.

“Daily Mail” zbulonte këto orët e fundit se ai ka vendosur që të mos rinovojë kontratën, por të largohet në përfundim të saj, në verën e 2025. Gjatë paradës së trofeut të Premier Ligës, Guardiola u pyet nga “Sky Sports” nëse ai do të qëndrojë përgjithmonë në “Etihad”, por ai përsëriti fjalën “përgjithmonë”, duke mos shtuar asgjë më tej dhe bërë një fytyrë të çuditur.

Pas humbjes në finalen e Kupës FA, Pep tha se ai nuk do të qëndrojë sa ka qën druar në Mançester deri tani. Klubi dëshiron që ai nënshkruajë një kontratë të re që do ta shihte atë të zgjasë qëndrimin e tij në “Etihad” përtej një dekade.

Katalanasi ka fituar 17 trofe deri tani. Ai s’ka ende marrë një vendim se çfarë do të ndodhë më pas dhe drejtuesit e Sitit do ta mbështesin atë në çfarëdo që ai të zgjedhë. Siti nuk do të bëjë presion dhe vendimi do të jetë 100% i 53- vjeçarit. Kuptohet gjithashtu se trajneri ka diskutuar situatën me të paktën një lojtar kyç gjatë darkës së fundit për të kuptuar mendimet e tyre.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts