“Gusht e n’fest”, muzikë dhe pije ekskluzive birra “Korça”, atmosferë elektrizuese në Gramsh. Armando Kllogjeri dhe Maja ngrenë peshë publikun

Nën tingujt e muzikës shqiptare dhe shijes së pakrahasueshme të Birrës “Korça”, mijëra qytetarë festuan për orë të tëra natën e parë të “Gusht e N’Fest” në Gramsh, që këtë vit ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.

Kjo festë organizohet nga Bashkia e Gramshit dhe sponsorizohet nga Birra “Korça”, e cila është pija ekskluzive e festës, e vetmja prezente në çdo tavolinë. Në atmosferën e rrallë që ka krijuar kjo festë në Gramsh, kryetari i Bashkisë Besjan Ajazi falënderoi Birrën Korça dhe News24, si partner të festës, që po ofrojnë mbështetje financiare dhe mediatike. Qytetarët shijuan birrën e parë shqiptare birra “Korça”, e cila për ta ka një shijë të veçantë dhe shumë cilësore.

[embedded content]

Në Gramsh për 4 ditë me radhë zhvillohet aktiviteti “Gusht e N’Fest”, me dhjetëra aktivitete gjatë ditës, ndërsa mbrëmjet bëhen të bukura me zërat më të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore. Natën e parë interpretuan tenori Armaldo Kllogjeri dhe këngëtarja e muzikës popullore Maja.

Sot dhe deri të dielën do të ngjiten në skenën e festës Eranda Libohova, Soni Malaj, Era Rusi, Avni Lushka dhe këngëtari grek Pano Psaltis, etj, të cilët do të të interpretojnë muzikën më të mirë duke sjellë gëzim e argëtim për të gjithë ata që kanë zgjedhur Gramshin në këto ditë gushti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts