Guvernatori i Floridës refuzon të njohë fitoren e atletes transgjinore

23:40 23/03/2022

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka nënshkruar një shpallje që njeh nënkampionen Emma Weyant si fituesen e titullit më të lartë të notit të kolegjit kombëtar të SHBA-së kur në fakt ajo u rendit pas atletes transgjinore Lia Thomas.

Javën e kaluar, Lia Thomas u bë atletja e parë transgjinore që fitoi titullin. Ajo e siguroi titullin në katër minuta e 33.24 sekonda në Atlanta.

Por së fundmi, guvernatori republikan DeSantis tha se ky rezultat sipas tij “minoi integritetin e konkurrencës”. DeSantis kritikoi Shoqatën Kombëtare të Atletikës Kolegjiale (NCAA) për lejimin e Thomas që të garonte.

“NCAA në thelb po bën përpjekje për të shkatërruar atletikën e grave, ata po përpiqen të minojnë integritetin e garës dhe ne mendojmë se kjo është e gabuar”, tha guevrnatori./tvklan.al  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.