Guvernatori i Virxhinias sulmon kritikët e tij në një mënyrë të pazakontë

22:26 29/01/2022

Guvernatori i Virxhinias Perëndimore Jim Justice ka sulmuar kritikët e tij në një mënyrë aspak të zakontë. Ai solli qenin e tij , në ndërtesën e Kapitolit për t’u dhënë një mesazh kundërshtarëve politikë. Guvernatori ju drejtua veçanërisht  aktivistes Bette Midler, e cila i ka quajtur më herët banorët e Virxhinias Perëndimore të varfër dhe analfabetë në një postim në Twitter në muajin Dhjetor .

Pasi renditi arritjet e shtetit që ai përfaqëson Justice mori qenin dhe e drejtoi atë para kamerave duke thënë: “Qeni i thotë Bette Midler-it dhe të gjithë atyre që janë atje: Më puthni!

Justice foli para kolegëve të tij për zhvillimin ekonomik të shtetit të Virxhianias Perëndimore. Të gjithë ata që ndodheshin në Dhomës së Delegatëve nuk i kursyen të qeshurat dhe pati edhe nga ata që e duartrokitën veprimin e tij.

Por pati edhe nga ata që e quajtën të turpshme sjelljen e Justice siç ishte demokrati Del Shawn Fluharty.

Klan News






Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.