Guvernatori Sejko uron ambasadoren Kim për Pavarësinë e SHBA: Do ju jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i ka përcjellë urimet e tij ambasadores Yuri Kim, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA.

Në mesazhin e tij, Guvernatori Sejko thekson se Shqipëria do i jetë gjithmonë mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme.

“Me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Guvernatori Sejko i përcjell Ambasadores Yuri Kim urimet më të përzemërta dhe miqësore!
Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe institucioneve të saj për zhvillimin e mëtejshëm politiko-ekonomik dhe forcimin e demokracisë në vend”, shkruan Sejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *