Guvernatori: Severodonetsk pa gaz, ujë, apo energji elektrike

08:59 30/05/2022

Serhiy Haidai, kreu i rajonit të Luhansk, thotë se në Severodonetsk nuk ka gaz, ujë dhe energji elektrike. Të vetmet linja komunikimi që autoritetet ukrainase kanë aktualisht janë me një qendër humanitare në Severodonetsk dhe një spital nëpërmjet Starlinks (interneti i Elon Musk).

Rreth 90% e shtëpive në qytet janë dëmtuar nga bombardimet.

“Ata bombardojnë për tre, katër, pesë orë dhe më pas avancojnë. Ata që po sulmojnë vriten dhe më pas fillojnë sërish granatimet dhe më pas një sulm tjetër. Dhe kjo do të ndodhë derisa ata të jenë në gjendje të thyejnë pozicionet tona. Moti është mjaft i nxehtë tani. Dhe në të gjithë periferinë e Severodonetsk, ndihet një erë e keqe e vazhdueshme e kufomave, sepse ata [rusët] nuk po i marrin trupat.”

Haidai shprehet se janë rreth 1 milion njerëz në të gjithë rajonin e Luhanskut që kanë mbetur pa ujë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.