Habit princesha e Japonisë, heq dorë nga titujt mbretërorë për t’u martuar me dashurinë e jetës

Princesha Mako e Japonisë, ka hequr dorë nga tituli mbrëtëror për t’u martuar me të dashurin e saj, i cili është një njeri i zakonshëm.

30-vjeçarja e cila është vajza më e madhe e princit Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, u martua me të dashurin, të cilin e njohu në universitetit, Kei Komuro.

Ligjet strikte të trashëgimisë në Japoni, i ndalojnë gratë të ngjiten në Fronin e Krizantemës dhe i detyrojnë ato të heqin dorë nga titujt e tyre, nëse martohen me njerëz të zakonshëm.

Ceremonia, e cila u prit me protesta, u mbajt me dyer të mbyllura pa asnjë madhështi nga traditat mbretërore japoneze.

Dasma e Makos ishte një ceremoni shumë e thjesht. Princesha, e veshur me një fustan blu me një tufë lule të bardha, u dha lamtumirën prindërve të saj, përpara se të ndante një përqafim me motrën Kako, 26 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *