“Hackeri më i madh është korrupsioni” Tabaku për sulmet kibernetike: Çuditërisht qeveria nuk po shqetësohet. Censusi…

hackeri me i madh eshte korrupsioni tabaku per sulmet kibernetike cuditerisht qeveria nuk po shqetesohet censusi
hackeri me i madh eshte korrupsioni tabaku per sulmet kibernetike cuditerisht qeveria nuk po shqetesohet censusi

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj INSTAT.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se kriza e Shqipërisë që dëshmohet në çdo shifër të INSTAT është kriza njëkohësisht e një vendi të vendosur në cep nga sulmet kibernetike të cilat në mënyrë të pamëshirshme po dëshmojnë se hackeri më i madh është korrupsioni.

Postimi:

Kriza e numrave dhe kriza kibernetike
Për të dytin vit me radhë vendi jonë gjendet në kulmin e sulmeve kibernetike që ironikisht nuk po shqetësojnë qeverinë më shumë se sa po i japin një argument më shumë për të vonuar të dhënat e censusit e për tenderin e rradhës. Siç edhe kuptohet, të dhënat e censusit duhet të ishin publikuar dhe të ishin temë reale debati për shumë vendimmmarrje që ne sot po marrim.
Nëse sot qeveria po ndërmerr disa kredi, vendimmarrje apo projekte për Shqipërinë ne duhet të dimë se sa shqiptarë do të impaktojnë, kur flasim për reformë elektorale e territoriale nuk ka instrument më të mirë se censusi. Por, frikës së qeverisë me shifrat e rëna të shqiptarëve, ulja e lindshmërisë dhe një komb që po humbet rininë e cila largohet për ta plakur i shtohet dhe frika e sulmeve kibernetike që kanë zhveshur Shqipërinë Digjitale nga propaganda me lajle lujle që na shitet përditë.
Të mendojmë që gjithë këto sulme vijnë pasi qeveria na është angazhuar në një projekt me inteligjencën Artificiale të Chat GPT ndërkohë që të gjithë faqet online të qeverisë janë vazhdimisht dëshmi e paaftësisë për të reflektuar mbi keqmnaxhimin e Shqipërisë digjitale.
Në këto kushte, kriza e Shqipërisë që dëshmohet në çdo shifër të INSTAT është kriza njëkohësisht e një vendi të vendosur në cep nga sulmet kibernetike të cilat në mënyrë të pamëshrtshme po dëshmojnë se hackeri më i madh është korrupsioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts