“Hajde me bëj një foto në shtëpi se mos dal më mirë”- Ikin dritat te Ekonomia, Balluku përplaset me deputetin e PD: Kush jam unë? Trego etikë…








Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ditën e sotme, ku prezente ishte dhe ministrja e Ekonomisë, Belinda Balluku, u shoqërua me një debat të ashpër mes kësaj të fundit dhe deputetit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu.

Ikja e dritave në godinën e Kuvendit bëri që mbledhja e Komisionit të vijonte për disa minuta në errësirë, por që ndërkohë kamerat dhe mikrofonat e Kuvendit vijonin të ishin ende të ndezur.

Në këtë moment, deputeti i PD, Arbi Agalliu i ka bërë një foto në errrësisrë ministres së Energjitikës, Belinda Balluku, ç’ka u bë pikënisja e debatit.

Balluku i kërkoi deputetit demokrat të ruante etikën dhe të mos bënte foto, port ë përqëndrohej në punën e komisionit.

Pjesë nga debati

Belinda Balluku: Më fal një sekond tani, kjo është qesharake. Ti nuk bën dot foto tani. Nuk është etike çfarë po bën. Ne sot kemi ardhur në Komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale nëse ti ke ardhur të bësh foto kjoo është një gjë tjetër.

Arbi Agalliu: Ke frikë nga foto?

Belinda Balluku: Po ç’a frike nga foto, unë dal dal dhe mirë në fotot mos na qaj hallin. Frikë thotë. Është turp mungesë etike nga ana jote

Arbi Agalliu: Kujt ia tregon ti etikën?

Belinda Balluku: Absolutisht ta tregoj dhe ty etikën.

Arbi Agalliu: Po Kush je ti?

Belinda Balluku: Unë jam ajo që ti sapo i bërë foto. Pse po na nxjerr foto?

Arbi Agalliu: Po të nxjerr foto se duhet të jesh live këtu

Belinda Balluku: Po pse punojnë mikrofanat atëherë?

Arbi Agalliu: S’është përgjegjësia ime as për mikrofonat as për dritat

Belinda Balluku: Na bën foto. Na bëj dhe një foto në shtëpi ndoshta dalim më mirë…

Eduard Shalsi: Ndërpres mbledhjen, ndërpres mbledhjen!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *