“Hajdut e gënjeshtar”/ Presidenti kroat rreshtohet pro Millorad Dodik dhe sulmon ashpër politikanin boshnjak: Nëse dikush voton për sanksione kundër tij është tradhtar!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, është rreshtuar pro Dodik-ut duke thënë sot se kushdo që voton në Këshillin e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Milorad Dodikut është tradhtar.

“Dodik nuk është një nacionalist etnik, ai nuk është shovinist, nuk përhap urrejtje etnike. Ai është bashkëbisedues”

Milanoviç tha se ai ishte kundër vendosjes së sanksioneve nga BE kundër Dodik, siç bëri SHBA. “Nëse dikush nga Kroacia voton për ato sanksione, për mua ai do të jetë tradhtar. Më pas do të përfaqësoj Kroacinë në Këshillin Evropian”.

Sa i përket Izetbegoviçit, kreut të partisë më të madhe boshnjake në BiH, Milanovic e quajti atë një hajdut duke zhvilluar një dialog me përfaqësuesit kroatë dhe më pas duke mos respektuar atë që ishte rënë dakord.”Ai vjedh nga ta dhe i gënjen ata gjatë gjithë kohës’

“Kroatët do të grabiten nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor për të penguar boshnjakët që të zgjedhin përsëri përfaqësuesit kroatë në organet më të larta shtetërore”-shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.