Hajdutët kopjuan targat e një makine tjetër/ Zbulohen detaje nga grabitja në Kamëz, dëshmia e pronares: Një prej tyre kishte…

hajdutet kopjuan targat e nje makine tjeter zbulohen detaje nga grabitja ne kamez deshmia e pronares nje prej tyre kishte
hajdutet kopjuan targat e nje makine tjeter zbulohen detaje nga grabitja ne kamez deshmia e pronares nje prej tyre kishte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e argjendarisë në Kamëz pasditen e sotme.

Një nga autorët sipas dëshmisë së pronares ka pasur dialekt jugor ndërsa të tre grabitësit kanë arritur të marrin rreth 1 kilogram flori nga argjendaria.

Raportohet se targat që janë vendosur në automjetin tip BMW X6, që u përdor për arratisjen e tyre, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai.

Mësohet se këto targa ishin kopjuar nga autorët dhe ishin vendosur në automjetin që u përdor gjatë grabitjes.

Fillimisht autorët besohet se kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe më pas janë larguar në drejtim të Laknasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts