Hakerat e sulmeve kibernetike kërcënojnë të ndajnë informacione sekrete të policisë amerikane

14:55 27/04/2021

Departamenti i Policisë Metropolitane të Uashington DC ka thënë se rrjeti i tij kompjuterik është prishur nga një sulm kibernetik të shënjestruar, raportojnë mediat amerikane.

Një grup ransomware i quajtur Babuk thuhet se po kërcënon të lëshojë të dhëna të ndjeshme mbi informatorët e policisë nëse nuk kontaktohet brenda tre ditësh.

FBI po heton këtë çështje, njoftuan mediat amerikane, duke cituar departamentin e policisë në Washington DC.

Sulmuesit synojnë kompani ose organizata dhe mund të bllokojnë sistemet e tyre, pastaj kërkojnë shuma të mëdha parash në këmbim të zhbllokimit.

Të hënën, departamenti i policisë i Washington DC tha në një deklaratë se ishin të vetëdijshëm për hyrjen e paautorizuar në serverin e tyre, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Nuk është e qartë nëse sulmuesit arritën të bllokojnë policinë nga sistemet e tyre gjatë shkeljes. Babuk, një grup ransomware rusishtfolës që u shfaq në fillim të këtij viti, tha se kishte shkarkuar një sasi të mjaftueshme informacioni nga rrjetet e brendshme të departamentit të policisë, raporton AP.

Fotografitë që ishin postuar në mediat sociale, vërtetojnë se ky grup ka fituar akses në informacionin mbi aktivitetin e bandës kriminale dhe raportet e inteligjencës policore.

Kreu i konsulencës për sigurinë kibernetike me qendër në MB Brideëell Consulting, James Smith, tha se mbetet një rrezik për kompanitë dhe organizatat edhe nëse paguhet një shpërblim.

“Me këto lloje sulmesh, të dhënat ndoshta janë vjedhur tashmë, para se të ishin të enkriptuara, dhe gjasat që të dhënat të shiten ose ruhen nga hakerat është e madhe”, tha ai në një deklaratë për BBC.

Në fillim të këtij muaji, Babuk thuhet se shënjestroi ekipin e basketbollit Houston Rockets me ransomëare dhe pretendoi të ketë hyrë në dokumente duke përfshirë kontratat e lojtarëve dhe të dhënat financiare.

Sipas raporteve të medias, agjencitë qeveritare të SH.B.A.-së janë shënjestruar 26 herë deri më tani këtë vit. /tvklan.al

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *