Hakerat publikojnë pamjet, dhuna barbare e ushtruar ndaj të burgosurve të burgut famëkeq në Irak (VIDEO)

Një video e bërë virale në rrjete sociale shfaq momentin e dhunës barbare të ushtruar ndaj të burgosurve të burgut famëkeq në Irak Evin.

Video me pamjet e dhunës ekstreme, është publikuar nga hakerat. Kreu i sistemit të burgjeve, Mohammad Mehdi Hajmohammadi ka kërkuar falje për këtë episode, duke theksuar se do të kujdeset personalisht që të mos përsëriten më në të ardhmen.

“Lidhur me fotografitë nga burgu Evin, unë pranoj përgjegjësinë për këtë sjellje të papranueshme dhe angazhohem të përpiqem të parandaloj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të hidhura dhe të merrem seriozisht me autorët. Unë kërkoj falje nga Zoti i Plotfuqishëm, udhëheqësi ynë i dashur, kombi fisnik dhe rojet e burgut të nderuar, përpjekjet e të cilëve nuk do të injorohen për shkak të këtyre gabimeve”, tha Hajmohammadi.

Pse burgu Evin është i rëndësishëm?

Kërkimi i faljes vjen një ditë pasi një grup hakerësh që e quan veten Edalat-e Ali (Drejtësia e Aliut) publikoi videon që tregojnë rojet duke rrahur e tërhequr zvarrë
të burgosurit brenda burgut Evin.

I vendosur në veri të kryeqytetit, Teheran, Evin është kritikuar prej kohësh nga grupet perëndimore të të drejtave të njeriut për abuzimet e të drejtave të tij. Qeveria iraniane shpesh i ka hedhur poshtë akuzat.

Burgu u ndërtua në vitin 1971, por ka vazhduar operacionet nën Republikën Islamike dhe shpesh përdoret për të mbajtur të burgosurit politikë.

Të paraburgosurit me lidhje me Perëndimin mbahen gjithashtu atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *