Hakerat ruse, fushatë të ashpër grabitjesh të të dhënave

18:15 02/07/2021

Shërbimet Sekrete: Në shënjestër, institucionet shtetërore në SHBA e Europë

Uashingtoni dhe Londra japin alarmin se hakerat e ushtrisë ruse janë duke kryer një sulm të madh kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit thonë se fushata e tyre është përqendruar tek grabitja e adresave të postave elektronike dhe e informacioneve të tjera kryesisht nga anëtarët e kongresit amerikan, parlamentit britanik dhe nga eurodeputetët.

Fushata më e fundit e sulmeve rezulton të ketë nisur që prej mesit të 2019-s. Gjigandi botëror i kompjuterave Microsoft konfirmoi se në shënjestër janë institucionet dhe organizatat që përdorin shërbimet hapësirat e ruajtes së të dhënave online të Office 365-s. Madje shërbimet perëndimore të zbulimit thonë se rusët po përdorin forcë brutale për grabitjen e të dhënave.

Sulmet organizohen nga grupet e hakerave të agjencisë së zbulimit ushtarak rus GRU. Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit kanë zbuluar të paktën 3 nga këto grupe të fshehura prapa emërtimeve Arushi dekorativ, APT28 e Strontium.

Dyshohet këto grupe fshihen edhe prapa të dhënave që iu vodhën stafit të demokratëve amerikanë gjatë fushatës presidenciale të 2016-s.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *