Hakerat rusë sulmojnë agjencitë amerikane

20:40 29/05/2021

Agjencitë federale amerikane janë goditur sërish nga një sulm kibernetik. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se pas kësaj qëndron Kremlini.

Sipas mediave ndërkombëtare sulmi vjen teksa Moska dhe Washington-i përgatiten në 16 Qershor për samitin mes dy liderëve në Gjenevë, pas një vale të gjerë tensionesh mes dy vendeve.

Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë shprehet se kjo fushatë për vjedhje informacioni nuk duhet lejuar të dëmtojë më tej marrëdhëniet me Rusinë.

Autoritetet u përpoqën të minimizojnë përmasat e sulmit kibernetik, gjatë të cilit hakerët kishin dërguar emaile me kode të dëmshme që vinin në shënjestër sistemet kompjuterike të disa agjencive federale, organizatave studimore dhe grupeve humanitare.

Kompania Microsoft, e cila e bëri publik sulmin bëri të ditur se beson që emailet e dëmshme ishin bllokuar nga parametrat mbrojtëse të sistemit.

Takimi Biden-Putin vjen për një seri çështjesh të rëndësishme si ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane, kriza në Ukrainë, sulmet kibernetike, burgosja e Aleksei Navalny-t etj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *