Hakerët kinezë ndërhyjnë në infrastrukturën amerikane, ja si arritën të “pushtojnë” dhjetëra pika kyçe

Hakerët kinezë ndërhyjnë në infrastrukturën amerikane, ja si arritën të “pushtojnë” dhjetëra pika kyçe

Hakerët kinezë kanë ndërhyrë brenda infrastrukturës kritike të SHBA-së, duke goditur punonjësit e pakujdesshëm të zyrave në një përpjekje për të shkaktuar ‘kaos’ sipas zyrtarëve amerikanë të sigurisë.

Ushtria e Pekinit ka hyrë në më shumë se 20 furnizues kryesorë vetëm vitin e fundit, duke përfshirë një ndërmarrje uji në Hawaii , një port i madh i Bregut Perëndimor dhe të paktën një tubacion nafte dhe gazi, ka DailyMail.

Raportohet se ata kanë thyer sistemet e sigurisë kibernetike duke përgjuar fjalëkalimet dhe duke shfrytëzuar hapësirat e pambrojtura nga punonjësit e rinj, duke e lënë Kinën ‘të ulur në një rezervë dobësish strategjike’.

I koduar me emrin Volt Typhoon, projekti ka përkuar me tensionin në rritje mbi Tajvanin dhe mund të shkëputë përpjekjet e SHBA-së për të mbrojtur interesat e saj në Detin e Kinës Jugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts