Hakerohen të dhënat e mbi 10 milionë personave në Australi

23:39 30/09/2022

Autoritetet po ndihmohen edhe nga FBI

Që prej datës 22 Shtator kur kompania telefonike ‘Singapor Telecomunication’ në Australi raportoi për herë të parë vjedhjen e të dhënave të mbi 10 milionë  personave autoritetet kanë qenë të rezervuara në dhënien e komenteve.

Megjithatë këtë të premte është bërë e ditur se Autoritetet Australiane kanë nisur një operacion për mbrojtjen e tyre pasi një hacker vuri 10 mijë të dhëna në shitje në internet për 1 milion dollarë.

Në morinë e informacioneve të vjedhura përshihen adresat e shtëpive, numrat e identifikimit në patenta dhe pasaportat e qytetarëve.

Qeveria Australiane ka akuzuar kompaninë “Optus” nën arsyetimin se kjo ndërmarrje e ka bërë të lehtë mundësinë që hakerat të hyjnë në sistemin e saj dhe të marrin të dhënat.

Ky është një ndër sulmet kibernetike më të  më të mëdha që Australia ka pasur ndonjëherë pasi dyshohet se janë vjedhur të dhënat e mbi 40% të popullsisë.
Autoritetet vendase kanë kërkuar edhe ndihmën e FBI-së Amerikane në pistat e hetimeve që po ndiqen për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij sulmi kibernetik.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *