Hakmarrja e Bjellorusisë ndaj BE-së/ 8 të vdekur në kufirin me Poloninë, kalvari i vuajtjeve të emigrantëve pa ushqim dhe temperatura nën zero

Kufiri mes Polonisë me Bjellorusinë vazhdon të marrë jetë njerëzish. Të paktën tetë persona kanë vdekur pasi mijëra emigrantë, kryesisht nga Iraku, Irani dhe Siria, janë përpjekur të kalojnë nga Bjellorusia në javët e fundit, por janë gjetur të bllokuar në një zonë kufitare me pyje të dendur pa ushqim apo strehim nga temperaturat nën zero.

Të gjithë jorezidentëve, duke përfshirë gazetarët, punonjësit e ndihmës dhe vëzhguesit e huaj, u ndalohet në një gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga Varshava të hyjnë në një brez 3 km të thellë (1.9 milje) përgjatë kufirit. Këtë javë Polonia dërgoi 2,500 trupa të tjera në zonë, duke e çuar në 10,000 numrin e ushtarëve që ndihmojnë rojet kufitare të parandalojnë tentativën e kalimit, pas disa incidenteve në të cilat grupe prej 60 ose 70 personash u përpoqën të rrëzonin një gardh kufitar me tela brisk.

Varshava dhe kryeqytete të tjera kanë thënë se Bjellorusia po zhvillon një “luftë hibride” ndaj BE-së në hakmarrje për sanksionet. Polonia këmbëngul se po mbron jo vetëm kufirin e saj, por edhe atë të bllokut dhe thotë se ka regjistruar 15,000 tentativa kalimi në tetor.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *