“Hakmarrje ndaj vendimit tim”/ Kryedemokrati Basha për pezullimin e Berishës: Kam unë përgjegjësi, ja pse nuk e shtrova çështjen tek forumet e PD








Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha me lëvizjen që ka ndërmarrë, po hakmerret ndaj vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

lulzimbasha

Në një intervistë ekskluzive për drejtorin e përgjithshëm të informacionit dhe programacionit në News24, Robert Rakipllari, Basha thotë se me zgjedhjen e tij në krye të demokratëve me parimin 1 anëtar një votë, i jep atij përgjegjësinë për të ndërmarrë një vendim të tillë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se pse e ka marrë këtë vendim të tillë dhe pse nuk e shtroi këtë çështje në forumet e partisë.

“E kam shpjeguar qartë kontekstin e pezullimit. Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar që atë se e ka nisur për demokratizimin e partisë, e ka bërë sebep. Luftën e ka me SHBA. Sepse vendimi ka ardhur nga ata që e kanë përcaktuar non-grata. PD nuk mund të jetë dhe nuk funksionon si mburojë për një person non-grata. Askush nuk e merr PD dhe ta kthejë në bunker amerikan për interest e veta. Ky është një përcaktim statutory në PD edhe kur Berisha ishte kryetar. Nuk është vetëm detyrimi im si kryetar, por i të gjithë demokratëve të mos lejojë që PD të përdoret si mburojë që pas së cilës të fshihet kushdo që është shpallur non-grata. Me lëvizjen e tij, synon të përdorë PD ose një pjesë të saj si një mburojë ndaj PD. Do merret çdo vendim i nevojshëm që PD të mos kthehet në një bunker për interesa personale. Por të vazhdojë të jetë alternative e vetme ndaj shqiptarët ndaj këtij regjimi të korruptuar” – tha Basha.

Keni kërkuar dekriminalizimin e politikës ndërkohë që u përballët me një kërkesë për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së. Pse e morët vetë por nuk e shtruat në forumet e PD.

“Unë jam një kryetar i zgjedhur me 1 anëtar një votë. Është një përgjegjësi që lidershipi të marrë vendime të tilla. Nuk mundet kurrësesio të ishte akt lidershipi që të vendosja forumet para zgjedhjes që nuk është zgjedhje përpara sSHBA-së dhe Berishës. Barra e lidershipit është pse anëtarët e zgjedhin kryetarin me 1 abnëtarë një votë. Akti që kam ndërmarrë është në përputhje me detyrimet statutore të PD dhe me rregulloren e grupit parlamentar. Do ishte e mjaftueshme që këto të pasqyroheshin nga mediat. Përtej kësaj pyetje që e mori përgjigjen. Dua të theksoj që ti kërkosh kryetarit që të mos ta mbajë këtë përgjegjësi por ta heqë nga vetja dhe të detyrojë anëtarët e PD të zgjedhin mes SHBA dhe Berishës do ishte mungesë e lidershipit” – tha Basha.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari nëse Berisha ka ndikuar në vendimmarrjet e tij në PD përgjatë këtyre viteve, Basha thotë se ka ekzistuar një dualizëm.

Për protagonizmin e Berishës brenda demokratëve, Basha thotë se dhe vetë ai ka përgjegjësitë e veta.

 “Së pari dua ta them që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garën për Bashkinë e Tiranës. Nuke kam thënë çelsin e fitores por ishte përjashtimi i Berishës nga fushata në Tiranë. Në bazë të studimeve kanë rekomanduar moskandidimin e Sali Berishës. Protagonizmi i Berishës merrte trajtat e një dualizmi. Unë kam përgjegjësitë e mia, ai duhet të ishte larguar vetë. Duhet të kishte lënë PD dhe kryetarin të hapë rrugët. Unë kam përgjegjësitë e mia për të lejuar këtë dualizëm. Janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e PD. Janë vendime të kërkuara me ngulm nga Berisha” – tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *