“Hakmarrje primitive”/ Presidenti reagon për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve të Kombëtares: Vendimi, për shkak të qëndrimeve kritike të…



Presidenti i Republikës, Ilir Meta e quan ‘hakmarrje primitive’ vendimin e qeverisë për t’i hequr pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares.

pasaporta diplomatike-ilir meta-kombetarja

Në një reagim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehet se ky është një vendim i pabesë për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde, thotë Presidentit, që të pengohen të mbajnë pasaportë, lojtarët e kombëtares, të cilët e futën Shqipërinë në Europë.

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë”, shkruan Meta.

Kreu i Shtetit shprehet i bindur se më 25 prill do të përfundojë kohë e vendimeve autoritare, sic i quan ai.

“Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese. Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar”.

VENDIMI  PER HEQJEN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE

Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme ne 1 prill i dërgoi një shkresë zyrtare FSHF-së duke deklaruar se të gjithë personat që janë pajisur me një pasaportë diplomatike duhet ta dorëzojnë brenda afatit të caktuar, dhe ky afat është vendosur që është 1 qershori i vitit 2021.

Në letrën dërguar FSHF bëhet e ditur se futbollistët e Kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën, me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.

REAGIMI I DE BIAZIT

Nga ky vendim preket edhe ish-trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi, i cili në një reagim, në mënyrë ironik u shpreh se “i bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *