Haland në udhëkryq, Mançester Siti në majë të podiumit të pretendentëve









Sulmuesi i Borusia Dortmund, Erling Haland, vazhdon të kërkohet nga ekipet më të fuqishme në Europë. Mançester Siti është klubi i fundit që po ushtron presionin më të lartë që të sigurojë shërbimet e norvegjezit.

haland

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Pep Guardiola, po kërkon me ngulm që të ketë 21-vjeçarin nën urdhrat e tij. Kampionët e Anglisë kanë nevojë të madhe për një sulmues, pas mungesave të theksuar të lojtarëve në këtë repart. Haland do të ishte emri i duhur për “qytetarët”, të cilët duket se kanë nisur bisedimet me Borusian e Dortmundit.

Kështu Siti po kryeson garën e “çmendur” për Haland, i cili kërkohet nga Real Madrid, Barcelona, Mançester Junajtid dhe Liverpul. Që nga 30 qershori, norvegjezi do të ketë një klauzolë largimi që do ta lejojë atë të negociojë me çdo klub që dëshiron dhe ky është opsioni më i mundshëm për klubin nga Etihad që ka “muskuj” të mjaftueshëm financiarë për të ndërmarrë operacionin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *