
13:21 01/11/2021
Një 24-vjecar i veshur si personazhi Joker ka plagosur 17 persona në Tokio
Halloween një është një festë mjaft popullore në SHBA por ajo tashmë ka pushtuar shumë pjesë të botës. Por kjo festë është kthyer në tragjedi në disa vend.
Në Teksas në ShBA nëntë persona janë plagosur dhe një person ka humbur jetën pasi një person i armatosur ka qëlluar me armë. Policia është në kërkim të autori të ngjarjes i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoritet amerikane thonë se të shtënat mund të kenë qenë rezultat i një përplasje të mundshme mes disa prej pjesëmarrësve në festë.
Në kryeqytetin japonez në Tokio një i ri i veshur si personazhi Joker ka sulmuar pasagjerët në një linjë treni. Për pasojë rreth 17 persona janë plagosur teksa po shkonin për të festuar festën e Halloween. 24-vjeçari pasi plagosi pasagjerët mësohet se më vonë i ka vendosur flakën trenit.
Pamjet tregojnë pasagjerët të cilët vrapojnë nëpër tren për ti shpëtuar makthit . “Mendova se ishte një marifet për Halloween”, tha një dëshmitar okular teksa foli për sulmin. Dyert e trenit ishin te mbyllura dhe ata u detyruan të hidheshin nga dritaret.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al