Halloween kthehet në tragjedi/ Thellohet bilanci, shkon në 151 numri i viktimave, mbi 150 të plagosur nga shtypja mes turmës në Korenë e Jugut

halloween kthehet ne tragjedi thellohet bilanci shkon ne 151 numri i viktimave mbi 150 te plagosur nga shtypja mes turmes ne korene e jugut

Ka shkuar në 151 numri i persona që kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha që festonin Halloween në një zonë të njohur për jetën e natës në kryeqytetin Seoul të Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se mbi 150 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në lagjen Itaewon.

7878754878878
7878754878878

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët në turmë. Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.

Raportohet se kishte rreth 100 mijë persona që po argëtoheshin në zonë gjatë festimeve për Hallowen. Postimet në rrjetet sociale të publikuara më herët tregojnë disa njerëz që vërejnë se zona e Itaeëon ishte aq shumë e populluar sa ndiheshin të pasigurt edhe kur merrnin frymë.

Më shumë se 400 punonjës të urgjencës nga e gjithë Koreja e Jugut janë vendosur në zonë, duke përfshirë çdo punonjës të disponueshëm në vetë kryeqytetin. Këtu përfshihen 140 ambulanca që kanë nxituar për të trajtuar njerëzit në vendngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts