Hamasi kritikon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së: E pamjaftueshme për të ndihmuar popullin palestinez

hamasi kritikon rezoluten e keshillit te sigurimit te okb se e pamjaftueshme per te ndihmuar popullin palestinez

Hamasi e ka kritikuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si një “hap të pamjaftueshëm” për të përmbushur nevojat humanitare të njerëzve në Gaza.

Në një deklaratë të lëshuar pak më parë, grupi, i cili është i ndaluar si një organizatë terroriste në Britaninë e Madhe, SHBA dhe BE – e quajti gjithashtu një “formulë të dobët” dhe akuzoi SHBA-në se po punon shumë për “të zbrazur këtë rezolutë nga thelbi i saj”. “.

“Rezoluta sfidon vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të ndaluar agresionin e Izraelit kundër popullit tonë të pambrojtur palestinez”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts